• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Qe katër vjet ende nuk po dihet kush e vrau Qerim Kelmendin

28/02/2024 - 17:02:28
Ja kush e vrau  Qerim Kelmendin, flet vellau i tij!

Dje janë bërë fiks katër vjet nga vrasja e Qerim Kelmendit, ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit. Vrasja e tij ende nuk është zbardhur. Prokurori që e kishte rastin, Haki Gecaj, është pensionuar e tash rasti i ka kaluar prokurorit Shpëtim Peci. As ky e as Prokuroria Speciale s’janë përgjigjur se çka ka ndodhur me hetimet. Për Gazetën Express ka folur një prej vëllezërve të Qerimit, i cili ka treguar bisedën që ka pasur me prokurorin e ri.

Vrasja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, vazhdon të jetë enigmë. Trupi i tij ishte gjetur i djegur brenda një veture në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit 2020, në Zahaq të Pejës.

Lexo më shumë

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
10
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
9

Prokuroria Speciale nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express lidhur me rrjedhën e hetimeve. Përgjigje s’ka kthyer as prokurori i ri i rastit, Shpëtim Peci, meqë prokurori që e kishte këtë rast, Haki Gecaj, është pensionuar.

Se çfarë ka ndodhur me hetimet nuk janë informuar as familja e Qerimit. Vëllau i tij, Man Kelmendi, i ka thënë Gazetës Express se është takuar për herë të parë me prokurorin e ri të rastit në tetor të vitit të kaluar.

Ai ka ndarë edhe bisedën që ka pasur me të.

”Para 2 muajve, e kam pranuar lëndën e Qërim Kelmendit, nga ish prokurori Haki Geci, i cili ka dalë në pension. Nuk jam i njoftuar me këtë lëndë, por po të premtoj se brenda muajit do t’ju ftoj dhe do t’ju njoftoj në hollësi për rrjedhën e lëndës në këtë fazë të hetimit.”, citon ai t’i ketë thënë prokurori.

Kelmendi thotë se pavarësisht premtimit, prokurori nuk i është lajmëruar më.

“Me keqardhje e them se i njëjti nuk me ka ftuar fare, përkundër premtimit të tij…”, ka thënë ai për Express.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai ka sugjeruar që informacionet të kërkohen direkt nga prokurori.

“Për çështje të ndjeshme si rasti i vëllai tonë, Heroit të Kosovës, Qërim Kelmendi, është më mirë të kontaktoni ju me prokurorin Peci, sepse ai mund t’u jep informacione të sakta dhe më të freskëta (të përditësuara), kur e din se ju jeni gazetare. Ne mendojmë se prokurori i çështjes, z. Shpëtim Peci, është në gjendje të ofroi informacione të sakta dhe relevante për rastin e Heroit tonë. Pra, më se miri do të ishte që pyetjet tuaja t’ia drejtoni prokurorit dhe lirisht t’i thoni se familja e Heroit nuk kishin asnjë informacion nga ju”, ka thënë ai.

Për vrasjen që atëherë kishte tronditur vendin, kishin folur edhe atëherë vëllezërit Kelmendi.

Osman Kelmendi kishte thënë se vëllain ia kishin zënë në pritë.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë. Njëherë e kanë ekzekutuar pastaj e kanë djegë veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dal i lirë për tu shëtitur rrugëve të Kosovës”, kishte thënë Osmani për Express.

Ai kishte hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

E për atë se kush mund ta ketë kryer vrasjen, ishte deklaruar vëllai tjetër i Qerimit.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i kishte thënë Gazetës Express se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftës dhe pacifist.

Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, kishte thënë Kelmendi për Express.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik
Lajme

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
10
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
Lajme

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së

May 23, 2025
14
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes në vetaksidenti me biçikletë, 15-vjeçari nxënës i shkëlqyer në Bërnicë

May 23, 2025
34
Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
Lajme

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
10
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
39
Next Post
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Burri që u gjet i vdekur nën ashensor, në çantë kishte mbi 86 mijë franga e tre telefona

Më të fundit

  • Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës
  • Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
  • Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi