Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar politikën aktuale të kryeministrit Albin Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar ose si mendjelehtësi, ose si ndikim të Serbisë.
“Tash politika aktuale e kryeministrit tuaj në lidhje me Amerikën ose është mendjelehtësi e tij, ose është kërkesë e Serbisë”, tha Ngjela, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai shtoi tutje se “Kurti ka qenë marksist-leninist, ka qenë enverist, dhe gjithë botëkuptimin e tij për SHBA-në e ka si pasojë e ideologjisë së tij.\Klankosova.tv.