Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotshme ka monitoruar heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme.
Indeksonline ka kontaktuar me Kryesuesin e Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku për ta pyetur se sa ankesa janë bërë për thyerje të heshtjes zgjedhore.
“Gjatë ditës së sotme, PZAP-i ka pranuar rreth 70 ankesa.”, u shprehë ai.
Subjektet apo kandidatët që thyejnë heshtjen zgjedhore do të dënohen me gjoba të ndryshme./Indeksonline/