Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shkaktuar të qeshura në sallë me pyetjen ironike që i ka bërë Kryeministrit Albin Kurti
Berisha e ka pyetur Kryeministrin Kurti se çka po bëhet me çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.
Por, këtë e ka bërë duke ironizuar me bashkëshortin e Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
“M’pat pëlqy shumë ideja e bashkimit kombëtar që e pati promovu dhe deshta me ditë a ka lëvizë najsën në këtë aspekt. Qysh është e mundshme, Prindon Sadriu e veshi uniformën fill i vetëm për këtë ide dhe s’po e përkrahni, kur po e kryen këtë punë?“, ka thënë Berisha.