Punëtorët shëndetësorë të stafit të mesëm të Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” kanë protestuar sot.
Ata janë ankuar se po punojnë në kushte të papërshtatshme për t’u përballë me pandeminë e COVID-19, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre janë pak në numër dhe nuk po mund t’ia dalin që t’i kryejnë punët që u janë shtuar, pasi që në këtë spital tashmë trajtohen rastet vetëm për koronavirus.
“Nuk kemi hapësira as për t’i ndërruar rrobat”, janë shprehur ata.
Ankesë e tyre ka qenë se nuk janë duke u ndihmuar nga infermierët e qyteteve si Mitrovica dhe Skënderaj, ndërkaq aty trajtohen rastet e të të infektuarve me virusin korona.