• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Punëtorët pa paga presin subvencionimin nga qeveria

14/04/2021 - 18:04:46
Punëtorët pa paga presin subvencionimin nga qeveria

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, kanë lënë pa punë K.G (emër i njohur për redaksinë). Ai është pezulluar nga puna nga punëdhënësi i tij, siç thotë ai, deri në rihapjen e lokalit ku ai punon.

“Kjo është katastrofë, me atë rrogë unë jetoj dhe tash unë nuk i kam ato para. Punoj kamerier në një lokal në Fushë Kosovë. Qeveria është dashur të gjejë një mënyrë mos të na lë anash edhe neve. Duhet të kompensohemi”, thotë ai.

Lexo më shumë

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
3
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
33

Gastronomia konsiderohet sektori më i dëmtuar nga vendimet e qeverisë për masa izoluese apo kufizuese.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, në territorin e Kosovës janë të regjistruara rreth 20 mijë biznese në sektorin e gastronomisë.

Masat lanë pa punë mbi 5 mijë punëtorë

Numri i saktë i punëtorëve që janë pezulluar nga puna, që nga hyrja në fuqi e këtyre masave, nuk dihet.

Por, sipas të dhënave të Shoqatës së Gastronomëve, në mbylljen e parë që ishte bërë më 13 mars deri më 1 qershor të vitit të kaluar, nga 27 mijë të punësuar në këtë sektor, 11 mijë punëtorë ishin larguar nga puna.

Ndërkaq, në mbylljen që është bërë tani, Arian Vranica nga kjo shoqatë, thotë se nuk kanë të dhëna të sakta, por mendohet se mund të jenë 5 mijë punëtorë që nuk janë duke punuar.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Tani me një mbyllje të tillë, pa arritur t’i rikuperojmë dëmet e së kaluarës, natyrisht që ka pasur një tkurrje më të madhe të punëtorëve”, thotë Vranica.

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, të cila janë në fuqi nga data 7 prill, përfshijnë pezullimin e aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve ‘merr me vete’ dhe atyre me porosi.

Po ashtu është e ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Masat kanë kufizuar edhe lëvizjen e lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente.

Këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill. Pas kësaj date do të rishikohet vendimi.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, thotë se ata që më së shumti po e pësojnë nga masat që qeveria po merr kundër përhapjes së COVID-19, janë punëtorët në sektorin privat.

“Punëtorët e sektorit privat, pavarësisht se po e rrezikojnë shëndetin, kanë dashur të punojnë, pasi që e kanë ditur se do të mbesin pa punë”, thotë ai.

Azemi thotë se në këtë kohë të pandemisë, janë pikërisht këta punëtorë që po mbesin pa punë, e të cilët mund të kenë ndonjë anëtarë të familjes të sëmurë me COVID-19, që sipas tij, do ta kenë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet.

“Para mbylljes është dashur të bëhet një program, të stimulohen punëtorët e më pas të bëhet mbyllja”, thotë Azemi.

Humbje deri në 100 milionë euro

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve thotë se si pasojë e mosefikasitetit të pakove emergjente ekonomike, që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, bizneset me këtë mbylljen e dytë janë dëmtuar shumë më shumë.

“Dëmi i gjithëmbarshëm ekonomik, që nga hyrja në fuqi e masave të reja (7 prill) deri në fund të vikendit të kaluar, ka qenë 30 milionë euro për tërë operatorët ekonomikë dhe këto humbje mund të shkojnë deri në 100 milionë euro deri më datën 18 prill”, thotë ai për REL.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë për sektorin privat vetëm 22 milionë euro. Kjo shpërndarje është bërë nga fondi 222 milionë eurosh, fond ky në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Subvencionohen 50 për qind të pagave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 7 prill ka bërë të ditur që do të mbështeten bizneset, të cilat janë prekur nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se bizneset do të mbështeten për shpenzimet që kanë për qiratë dhe punëtorët.

Më 8 prill, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se pas takimit me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, janë pajtuar që sektorëve direkt të ndikuar nga masat e reja për luftim të pandemisë, t’iu subvencionohen pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e qirasë për 50 për qind.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen deri në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

Por, ky subvencionim për K.G, i cili është pezulluar nga puna, është i pamjaftueshëm. Ai thotë se edhe ashtu paga e tij, është e ulët, jo më shumë se 300 euro në muaj.

“Nuk janë të mjaftueshme. Mirë do të ishte sikur të kompensoheshim 70 për qind…ka shpenzime, ka obligime. Për standardin e jetesës, nuk janë të mjaftueshme”, thotë ai.

Kosova mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive.

Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme me nën 1.90 dollar amerikan në ditë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
3
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
33
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
7
Sot ” Cirku” i 34-të i  konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot ” Cirku” i 34-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

June 19, 2025
3
Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17
Next Post
Zemaj: Qeveria Kurti do ta rikthej vendin në një krizë të ashpër shëndetësore

Zemaj: Qeveria Kurti do ta rikthej vendin në një krizë të ashpër shëndetësore

Më të fundit

  • Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
  • Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
  • “Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi