Në orët e mbrëmjes është gjetur Remzije Mustafa, e cila është zhdukur tetë ditë më parë, dhe po kërkohej nga familja e saj.
Për Gazetën Express e kanë konfirmuar familjarë të Mustafës dhe Policia e Kosovës se gruaja në fjalë është gjetur.
E para pak çasteve një nga vullnetarët ka publikuar në Facebook një fotografi me Mustafën pasi ajo u kthye në shtëpi.
“Mir se erdhe ne shtepi znj Remzije Mustafa. Te paqim me shendet dhe jet te gjat. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza qe te duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri.
Ndryshe një familjar i Mustafës i ka thënë Gazetës Express se gruaja është gjetur afër banesës së saj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, e më pas është sjell në banesën e saj nga një fqinj.
Policia tha për Express se ajo është gjetur në të njëjtën lagje, por në një shtëpi të pabanuar.
Remzije Mustafa ka arritur shëndosh në banesën e saj, mirëpo akoma nuk dihet se ku ka qëndruar për tetë ditë.