3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 158 raste të reja,
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.