• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Publicistja: Ma boni “hallall” që ju kam shtyrë të votoi Albin Kurtin

22/04/2021 - 09:57:10
Sërish erdhi radha juaj, Z. Kurti! Urdhëroni!

Publicistja Kimete Berisha, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për zbritjen e shtesave për pensionistët.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook shkruan “kollaj me pleq”, gjersa rrëfen sesi nëna e saj nuk merr pension të punës për shkak se shteti nuk ia numëron dy javët e plotësuar stazhin prej 15-të vjetësh, shkruan Ballkani.info.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
129

Tutje Berisha, ka treguar sesi të moshuarit ilaçet i blejnë në pjesën veriore të qytetit për shkak të çmimeve më të lira, gjersa shton se “Shih ti absurdin, vjedh shteti plakun, vjedh tregtarët shqiptarë, shkel koha, dhe lyp çare nga farmacitë serbe!”.

Publicistja ka komentuar edhe sjelljen e deputetit Armend Zemaj, kur i thotë asistentes në komision “ulu aty”, gjersa ka pyetur pse nuk zbriten pagat e qeverisë, deputetëve, por luajnë me pleq.

“Në një vend ku deputeti, nuk ka aftësi psikike ta frenojë neverinë që e ka në gjak dhe i thotë gruas publikisht para kamerave ‘ulu aty’, merre me mend qysh e sheh ai të moshuarin!

(Që ky i tha ‘ulu aty’, hajde, por që çohet gruaja e zbaton urdhërin dhe ulet menjëherë, kjo është e neveritshme).

Pse nuk ia ulni pagat vetes, qeverisë, deputetëve, po gjynahi i Zotit, luani me pleq.

Thonë nuk është gjynah të tallesh me pleq, se edhe vet do të plakemi e na vjen rendi të tallen me ne”, ka shkruar Berisha.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tutje ajo, i ka kërkuar “hallall” mijëra njerëzve që i ka frymëzuar ta votojnë ndryshimin, përfshirë edhe prindërve të saj që sipas saj e ata e kanë “’hëngrën’ të parët!”.

Shkrimi i plotë:

Kollaj me pleq!

Nana ime nuk e merr pensionin e punës, sherri se ky shtet nuk ia ngjeh nja dy javë për ta plotësuar stazhin prej 15-të vjetësh.

Ajo vuan shumë, sepse nuk e kupton pse merr pension të pleqërisë, njësoj si amviset që s’kanë punuar kurrë, por ajo ka vullnet dhe shpresë (që mjerisht nuk ia kam trashëguar) dhe qe sa vite baravatet nëpër gjykatat tona të korruptuara, kot!

Nganjëherë qan (çuditem pse nuk shteren lotët, kur vjetërohet dashuria), nganjëherë nëmë me loçkë të zemrës, nganjëherë shpreson në drejtësi, e gjithmonë thotë ‘s’ka dert, nuk i marrim me vete’!

Ajo është punëtore e madhe, nuk njeh moshë dhe ende punon rrobaqepëse në dyqanin e saj të vogël në tregun e Mitrovicës dhe harxhimet e veta i paguan vet se është krenare.

Të moshuarit e Mitrovicës, ilaçet i blejnë në pjesën veriore të qytetit, shkaku se çmimet atje janë më të lira.

Shih ti absurdin, vjedh shteti plakun, vjedh tregtarët shqiptarë, shkel koha, dhe lyp çare nga farmacitë serbe!

Pērnime, karma thotë se nga një lis bëhen mijëra shkrepësa, por me një fije shkrepëse e kall një mal.

E karma shyqyr shkon edhe më larg.

Ishalla ma bëjnë hallall se mijëra veta i kam frymëzuar të votojnë ndryshimin, përfshirë edhe prindërit e mi, të cilët e ‘hëngrën’ të parët!

Makiaveli na ka mësuar se udhëheqësi i mençur popullin nuk e prek në pare dhe në moral!

Po nejse, tash krejt po dinë më mirë se Makiaveli!

P.S. O Zoti im, të lutem, qetësoje shpirtin tim!

[K’uran; 20:25]

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
129
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
6
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Mbi 100 persona të moshuar jetojnë të vetmuar në Kosovë

Ju uli pensionet sqarohet ministri Hekuran Murati

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi