Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.
Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.
“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.
Ballkani.info merr vesh nga burime të veta se edhe krahu i Salih Zybës, po ashtu ish pjesëtar i UÇK-së është i pakënaqur me deklaratën e Shkëlzen Gashit.
Ata po ashtu kërkojnë që Kurti ta shkarkojë sa më parë.
Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV’së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.
Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.
Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.
Mirëpo, ende nuk ka një reagim nga Rexhep Selimi, deputeti i VV-së dhe ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ballkani.info ka tentuar të flas me Selimin për të marrë një reagim, por ai as nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike e as në SMS-it e dërguar.