• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pse i kapi ankthi Vuçiqin e Putinin nga kandidatura e Haradinajt për President?

12/02/2021 - 10:39:43
Pse i kapi ankthi Vuçiqin e Putinin nga kandidatura e Haradinajt për President?
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd u ndje një sjellje ndryshe e liderit autoritar Aleksandar Vuçiq, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij edhe me deklarata kundrejt Kosovës. Parehatinë e shpreh edhe shteti rus.Arsyeja se përse shqetësohen kaq shumë serbët dhe rusët, është e kaluara e Haradinajt. Ai është një prej gjeneralëve më të shquar të UÇK-së, i cili me ushtarët e tij arriti të kryej shumë sulme të suksesshme kundrejt forcave serbe.Fakti se prapa jetës së tij qëndrojnë shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fakti se ai vjen nga një familje patriotike, që ka dhënë njerëz e përpjekje të pandalura për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, e bëjnë atë të papërshtatshëm, të pakompromis e të pakorruptueshëm te çështjet kombëtare.

E sidomos kur dikush si Haradinaj flet për bashkimin kombëtar, kjo është një goditje për Serbinë dhe Rusinë, sepse kuptohet vetvetiu që qëllimi është serioz, sikurse që ishte lufta për çlirimin e Kosovës.Haradinaj doli në skenën politike si kandidat për President të Kosovës, duke thënë se prioritet i tij do të jetë siguria, një fushë që më së shumti Kosovës i cenohet nga Serbia, thuhet në njoftimin e AAK-së.Haradinaj, në deklaratat e tij potencon shpesh e më shpesh që synimet e tij si President do të jenë jenë anëtarësimi në NATO si prioriteti kryesor si dhe profesionalizimi i mëtejmë i Ushtrisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të tij si Kryeministër.
E nëse bota perëndimore nuk e pranon Kosovën në çerdhen e saj të sigurisë, për shkak të bllokadave nga Serbia e Rusia, atëherë – thotë ai – Kosova detyrohet të lëviz drejt krijimit të një Unioni të përbashkët me Shqipërinë.
“Nëse në vitin 2024 nuk vërtetohet se Kosova është anëtare e OKB-së dhe nuk është bërë përparim drejt pranimit në OKB – 25 vjet pas luftës, një çerek shekulli që ja kemi dhënë aleatëve tanë që ta finalizojnë statusin ndërkombëtar të Kosovës si anëtare në OKB, NATO dhe drejt integrimit në BE – atëherë t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin në referendum për bashkim me Shqipërinë, por në Union”, thotë Haradinaj.Ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar menjëherë Presidenti Vuçiq, duke thënë se deklaratat e Haradinajt për Shqipëri të Madhe kërcënojnë rajonin dhe botën.“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga kërcënimet. Le të të thonë shqiptarët çfarë të duan, ne do t’i japim një përgjigje të mira dhe adekuate”, thotë Vuçiq, i viktimizuar para BE-së.Ndaj deklaratave të kandidatit për President Haradinaj, reagoi edhe Moska, nën emrin e ministrit të saj të Jashtëm, Sergej Lavrov.“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, shkruhej në reagimin e Ministrisë.Por Haradinaj, gjithmonë i ka përgjigjet e duhura për politikanët serbo-rusë.“Kur të bëhem president, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën tuaj, ne do t’i themi lamtumirë Vuciqit. Pra, jepi Kosovë, mos e shtyni më, sepse nuk kemi kohë të presim, sepse ne tashmë kemi krijuar një ushtri dhe pavarësia e energjisë, ne po hapim rrugën për bashkim me Shqipërinë. Zgjedhjet, mos vononi, sepse ne po bëjmë punën tonë”, ishte nje pergjigje e Haradinajt.

Lexo më shumë

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Trump reagon për sulmin e Izraelit në Katar: I paralajmëruam, por ishte vonë për ta ndaluar

September 10, 2025
30
Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

September 10, 2025
20
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump reagon për sulmin e Izraelit në Katar: I paralajmëruam, por ishte vonë për ta ndaluar

September 10, 2025
30
Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar
Bota

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

September 10, 2025
20
Zjarre në fshatrat e Ferizajt dhe Gjilanit, shkaktohen shumë dëme
Lajme

Në Shqipëri, për zjarrvënësit do të këtë burg të përjetshëm

September 10, 2025
6
E dhimbshme: U godit nga vetura – vdes i riu nga Vitia
Lajme

E dhimbshme: U godit nga vetura – vdes i riu nga Vitia

September 10, 2025
11
Rashiq: Kam shumë probleme me Listën Serbe, por nuk duhet të shpallet organizatë terrioriste
Lajme

Rashiq: Kam shumë probleme me Listën Serbe, por nuk duhet të shpallet organizatë terrioriste

September 10, 2025
46
Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

“Dritë për Komunat” – AAK nis fushatën zgjedhore të shtunën në ora 13 në Prishtinë

September 9, 2025
11
Next Post
Hoxhaj në shtypin austriak: PDK dhe Kosova u goditën, Thaçi e Veseli bën luftë të drejtë

Hoxhaj në shtypin austriak: PDK dhe Kosova u goditën, Thaçi e Veseli bën luftë të drejtë

Më të fundit

  • Trump reagon për sulmin e Izraelit në Katar: I paralajmëruam, por ishte vonë për ta ndaluar
  • Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar
  • Në Shqipëri, për zjarrvënësit do të këtë burg të përjetshëm
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi