Punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizikë të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, kanë protestuar për një orë, në vendet e tyre të punës.
Kjo protestë është mbajtur për shkak të mospagesës së shtesës prej 300 euro për angazhim në kohë pandemie.
Protestuesit janë vizituar nga kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Azemi thotë se arsyeja e mbajtjes së kësaj proteste është sepse këta punëtorë nuk janë future në listë për marrjen e pagës prej 300 euro nga shteti për rrezikshmërinë në punë nga pandemia Covid-19.
Ai tregon se punëtorët krejt çka po kërkojnë është futja në listë ashtu si edhe mjekët, pasi që konsiderojnë se janë më të rrezikuar edhe sesa mjekët.
Krejt kjo si pasojë e asaj që punëtorët teknik duhet të pastrojnë të gjitha ambientet dhe se mjekët nuk futen në asnjë sallë nëse ajo nuk është e pastruar dhe e dezinfektuar.
Punëtorët teknik shpresojnë se Qeveria do të bëjë diçka për ti futur në listë, në të kundërt ndihen të detyruar të vazhdojnë protestat e tyre në një tjeter nivel ku edhe mund të shkaktohet kaos.