Protestat masive japin efekt, presidenti i Kilit shkarkon qeverinë
Kili ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme
Në Kili rreth 1.2 milionë banorë kanë dalë në rrugët e Santiagos, duke protestuar kundër presidentit miliarder, Sebastian Pinjera, që drejton qeverinë e krahut të djathtë.
Studentët ishin dhe nismëtarët e këtyre protestave të cilët një javë më parë dolën në rrugë kundër rritjes së çmimit të transportit publik.
Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit. Deri tani ka pasur 18 të vdekur, me qindra të plagosur e më shumë se 7000 të arrestuar.
Ndersa Kili ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, presidenti Pinjera vendosi të shkarkojë kabinetin. Synimi i tij është krijimi i një qeverie të re për të realizuar reformat sociale të kërkuara nga protestuesit.