Pakistani ka bllokuar hyrjen në të gjitha mediat sociale pas disa ditësh protestash të dhunshme anti-Francë nga islamikët radikalë për karikaturat ‘blasfemuese’ të Profetit Muhamed.
Facebook, Twitter dhe faqet e tjera janë bllokuar përkohësisht me urdhër nga Ministria e Brendshme e vendit tha Khurram Mehran, një zëdhënës i agjencisë rregullatore të medias në Pakistan.
Ende nuk është dhënë një arsye zyrtare për bllokimin ndërsa ky vendim pritet të shkaktojë trazira të tjera.
Dy oficerë policie dhe tre demonstrues humbën jetën ndërsa protesta të dhunshme kanë “pushtuar” vendin që nga e hëna.
Protestuesit kanë dëmtuar pronën private dhe publike dhe janë zotuar që do të vdesin për nderin e profetit Muhamed të Islamit.