Ministri i Drejtësisë Selimi ka bërë të ditur propozim-vendimin të cilin ministria që ai e udhëheq i ka bërë Qeverisë së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.
Ai në një konferencë për media ka thënë se së bashku me përfaqësuesit e MD-së ka propozuar anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës si në vijim : Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi; Hasan Shala– Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha,
Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar Mahir Tutuli, Aferdita Bytyqi– Anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Qerim Fazliji, Enver Peci – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi.
Propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës, ku përcaktohet se Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dyvjeçar, me mundësi riemërimi.
Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, propozimi pritet të merr edhe mbështetjen e Kuvendit