Lulzim Kryeziu i Shell Kosova është denoncuar mbrëmë për rrahje nga një person. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në pikën e Shell Kosova në Veternik të Prishtinës. Kryeziu ka ikur nga vendi i ngjarjes duke iu shmangur policisë.
Një person është rrahur të hënën në mbrëmje në pikën e derivateve Shell Kosova në Prishtinë.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se pronari i kompanisë “Shell Kosova”, Lulzim Kryeziu, ka rrahur një person në pikën e tij të derivateve në Veternik, duke i shkaktuar lëndime.
Kryeziu pasi ka rrahur personin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.
“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se në një pompë të derivateve në Veternik në ora 18:05 është sulmuar fizikisht nga pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, atij i është ofruar tretman mjekësor”.
“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me email edhe kompaninë Shell Kosova për rastin në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.
Lulzim Kryeziu është një prej pronarëve të kompanise “Al-Petrol ShPK” e cila ka licensen e përdorimit të emrit te Shell në Kosovë, në pikat e saj të derivateve.
Lulzimi është djali i themeluesit tashmë të ndjerë të kësaj kompanie Latif Kryeziu.