Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, e kanë themeluar Fondin e Sigurisë.
Kurti në një postim në Facebook tha se ky vendim u mor pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë. Me financat e mbledhura, Qeveria synon t’i përdor sipas strategjisë së sigurisë shtetërore të Kosovës.
Biznesmeni dhe bamirësi Shaqiri Palushi nga kompania Frutex që prodhon Gold Eagle, i ka dhuruar plot 10 mijë euro, për fondin e FSK-së.