Promotori i SES, Ulf Steinforth ka thënë se mezi e pret rimeçin ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Stefan Hartel, i cili pritet të zhvillohet në muajin nëntor të këtij viti. Dueli i parë i kishte takuar boksierit gjerman
Ulf
Steinforth, promotor i SES, ndihet i kënaqur që ka ndërmjetësuar në mbajtjen e
rimeçit ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Stefan Hartelit, shkruan Gazeta Express.
Dy
boksierët do të përballen në mes vete për herë të dytë brenda një viti në
muajin nëntor, ndërsa duelin e parë e kishte fituar Hartel në pjesën e parë të
vitit.
Data
e saktë nuk është vendosur ende, por tashmë dihet se rimeçi do të zhvillohet në
muajin nëntor.
“E
përkrah plotësisht vendimin e boksierëve për të boksuar dhe për t’i krijuar
faktet dhe për t’i hequr të gjitha dilemat. Stefan më në fund e ka realizuar ëndrrën
e tij për ta fituar një titull të madh të kampionit evropian pas një lufte të
madhe. Dhe, nëse të dy boksierët kanë ende ‘diçka të hapur’, atëherë duhet të përballen
përsëri në ring. E kemi programuar luftën për muajin nëntor dhe data dhe vendi
do të bëhen të ditura shumë shpejt. Mezi pret ta shoh këtë rimeç, e pres një
duel të nivelit të lartë”, ka thënë promotori gjerman.
Krasniqi
synon ta fitojë këtë meç pasi thotë se në duelin e parë nuk u mposht nga Hartel
dhe është kundër vendimit të gjyqtarëve.
Ai synon ta rikthejë titullin e kampionit evropian dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, një objektiv i tij i kamotshëm. /Gazeta Express/
The post Promotori: Mezi po e pres rimeçin Krasniqi – Hartel appeared first on Gazeta Express.