Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së veteranëve është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.
Prokurorja ia ka lexuar akuzat Haradinajt duke i treguar edhe për çka dyshohet i njëjti.
“Është penalisht i përgjegjshëm për frikësim gjatë procedimit penal. Vuri në dispozicion informacion dhe dokumente konfidenciale dhe përmendi me emra disa dëshmitarë të mundshëm”, ka bërë të ditur.
“Ekziston dyshim i bazuar se z. Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës së hakmarrjes. Konkretisht ekziston dyshimi i bazuar se mbajti tri konferenca për media, ku shpërndajti dhe vuri në dispozicion dokumente që kanë lidhje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i ekspozuar këtë individë ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e tyre”, tha e njejta.