• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Prokurorja e Nju-Jorkut padit Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, kërkon shpërbërjen e saj

06/06/2022 - 13:34:51
Prokurorja e Nju-Jorkut padit Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, kërkon shpërbërjen e saj
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut paditi të enjten Shoqatën Kombëtare të Pushkëve (NRA) dhe kërkoi shpërbërjen e organizatës së fuqishme që mbron të drejtën e armëmbatjes duke akuzuar drejtuesit e saj për devijim fondesh për përfitime të paligjshme.

Prokuroria e Përgjithshme Letitia James bëri publike padinë e zyrës së saj gjatë një konference për shtyp në Nju Jork dhe akuzoi drejtuesit e NRA-së se kanë shpërdoruar 64 milionë dollarë në tre vite për përdorim personal dhe kontrata për përfitimin financiar të bashkëpunëtorëve të ngushtë e familjarëve të tyre. Ata dyshohet se kanë firmosur kontrata fitimprurëse me ish-punonjës të organizatës për të garantuar heshtjen dhe besnikërinë e tyre në vazhdim.

Lexo më shumë

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
507
Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

June 17, 2025
9

Në aktpadi zonja James argumenton se katër të pandehurit, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Wayne LaPierre, ish-drejtori i Buxhetit dhe financieri kryesor Wilson “Woody” Phillips, ish-shefi i Personelit Joshua Powell dhe ish-drejtori i Operacioneve John Frazier, “kishin krijuar një kulturë keqmenaxhimi dhe kishin neglizhuar mbikëqyrjen e aktiviteve të paligjshme, arbitrare dhe me qëllime mashtrimi në NRA”.

“Ndikimi i NRA-së ka qenë aq i fuqishëm saqë organizata ka operuar e pakontrolluar për dekada me radhë ndërsa drejtuesit e lartë të saj kanalizuan me miliona në xhepat e tyre“, tha zonja James, përfaqësuese e Partisë Demokrate. Ajo tha se organizata “është e mbushur me mashtrime dhe abuzime”, dhe kjo është arsyeja pse zyra e saj po kërkon shpërbërjen. “Asnjë organizatë nuk është mbi ligjin“, tha ajo.

Megjithëse selia e qëndrore e organizatës ndodhet në Virxhinia, NRA u themelua si një organizatë jofitimprurëse në Nju Jork në vitin 1871 dhe vazhdon të jetë e përfshirë në këtë shtet.

Duke folur para gazetarëve të enjten ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e quajti padinë “një gjë tejet të tmerrshme” dhe tha se NRA-ja duhet të transferohet në Teksas, një vend që sipas tij ishte “i përshtatshëm” për organizatën.

Ndërkohë në kryeqytet në Uashington, Prokurori i Përgjithshëm ka paditur njëkohësisht fondacionin NRA, krahu bamirës i organizatës i krijuar për të zhvilluar programe mbi sigurinë e armëve të zjarrit, zhvilluar mjeshtërinë në qitje si dhe sigurinë në gjueti, duke e akuzuar atë për devijim fondesh tek NRA-ja për të paguar shpenzimet luksoze të drejtuesve të lartë të organizatës.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
507
Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran
Bota

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

June 17, 2025
9
Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
10
Ushtria izraelite vret komandantin iranian
Bota

Ushtria izraelite vret komandantin iranian

June 17, 2025
14
Frikë për Luftë e Tretë Botërore: NATO ngrit avionët luftarakë
Bota

Frikë për Luftë e Tretë Botërore: NATO ngrit avionët luftarakë

June 17, 2025
66
Mjekët ia prejnë fytyrën foshnjës gjatë lindjes me operacion (foto)
Bota

Tragjedi në Gjermani, nëna e futi në lavatriçe foshnjen e saj të posalindur

June 17, 2025
11
Next Post
Departamenti i Shtetit Amerikan këshillon qytetarët: Mos udhëtoni!

Departamenti i Shtetit Amerikan këshillon qytetarët: Mos udhëtoni!

Më të fundit

  • Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
  • U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’
  • “Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi