Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Njoftimi është bërë nga prokuroria speciale ku tregohet se është vërtetuar dyshimi i bazuar se Dejanoviq ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit Bozidar Dejanovic. lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ai u arrestua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës më 12 mars 2021.