Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim për medie, zyra për komunikim e kësaj prokurorie.
Hetim të detajuar për rastin ka kërkuar dje edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri Arben Vitia, por edhe opozita, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, nga familja, kanë ardhur akuza që bëjnë përgjegjës udhëheqësit qeveritarë për rastin.
Ndryshe ditën e djeshme një 26 vjeçar u hodh nga ballkoni i konviktit numër 7, ku si pasojë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente