• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Prokuroria inicion hetim edhe për tre tenderë, Ministria e Palit nuk ia jep dosjet

26/08/2019 - 19:13:45

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit policorë kanë nisur hetimet edhe për tre tenderë milionësh të realizuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Me datë 20.05. 2019 Departamenti Special Antikorrupsion më kërkesë të Prokurorisë Speciale ka kërkuar dosjet origjinale për tri projektet tenderuese.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Lajmi.net e posedon kërkesën e Departamentit Special Antikorrupsion, sipas të cilës shihet që hetuesia është drejtuar në MIT që tre muaj për posedimin e dokumenteve. Mësohet se Ministria nuk ia ka ofruar akoma lëndët e kërkuara prej hetuesisë.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit lidhur me bllokimin e këtyre lëndeve për hetuesit, por nuk ma marrë përgjigje. Nuk është përgjigjur as Prokuroria Speciale lidhur me atë se si do t’i sigurojë lëndët origjinale të këtyre tre tenderëve për të cilët ka inicuar hetim për favorizime për kompani të ndryshme, mbi bazën e tre kallëzimeve penale.

Hetuesit po dyshojnë që Zyra e Prokurimit të MIT në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit i cili udhëhiqet nga Blerim Dina ua kanë mundësuar kompanive të ndryshme që të fitojnë tenderë milionësh kundërligjshëm.

Kërkesë e hetuesisë drejtuar MIT që tre muaj:

Në bazë të kërkesës për grumbullimin e të dhënave të duhura të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës me numër PPN nr. 214/18 të datës 10.05.2019, Departamenti Special Antikorrupsion kërkon nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit –Divizioni i Prokurimit dokumentacion për këto aktivitet të prokurimit si vijon:

“Struktura në Zgjerimin e rrugës Nacionale N91, segmenti Dollëc –Gjakovë L-31.00 KM, Lot 1, 2 dhe 3” me nr të prokurimit MI 18/105/511. Dosjen e tenderit origjinal (prej kërkesës për inicim të prokurimit deri tek nënshkrimi i kontratës –të gjitha). Ankesën e operatorëve drejtuar AK-së, OSHP-së, ekspertizat e eksperteve të OSHP-së, vendimet e paneleve të OSHP-së. Ofertat origjinale të ofertuesve.
“Ndërtimi i rrugës Babush-Tërn- Luboc –Koshare –Slilovë” me nr të prokurimit MI/ 18/073/511. Dosjen e tenderit origjinal ( prej inicimit të prokurimit deri tek nënshkrimi i kontratës –të gjitha). Ankesat e OE-ve drejtuar AK-së, OSHP-së, ekspertizat e ekspertëve të OSHP-së, vendimet e paneleve të OSHP-së. Ofertat origjinale të ofertuesve.
“Mbikalimi në Polluzhë km 1 +635.50” dhe “Mbikalimi në Terstenik km 3+249.81” me nr të prokurimit MI/18/040/511. Dosjen e tenderit origjinal (prej kërkesës për inicim të prokurimit deri tek nënshkrimi i kontratës –të gjitha). Ankesat e OE-së drejtuar AK-së, OSHP-së, ekspertiza e ekspertëve të OSHP-së, vendimet e paneleve të OSHP-së. Ofertat origjinale të ofertuesve.
Përshkrimi i detyrave të punës dhe Përgjegjësive të sekretarit të Përgjithshëm të MIT.
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive dhe Deklarata nën betim të Drejtorit të Departamentit të Prokurimit të MIT”, thuhet në këresë të hetuesisë.
Kërkesa përfundon me shpresën se MIT do t’u përgjigjet në afatin sa më të shpejtë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Duke shpresuar se do të na ofroni informatat në një afat sa më të shkurtër kohorë, ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj”, thuhet aty.

Lajmi.net ditë më parë ka raportuar për kontratën “Ndërtimi i rrugës Babush-Tërn- Luboc –Koshare –Slilovë” me nr të prokurimit MI/ 18/073/511. Ky tender që bënë pjesë në pikën e dytë të hetimit të hetuesisë, ku po kërkohen dokumentet dhe për të.

Fillimisht, këtë tender e kishte fituar një kompani tjetër, por pas rivlerësimit që ishte urdhëruar nga OSHP-ja, ministria shpalli fitues të tjetër e që lidhi kontratë me ta. Në vlerë prej 1.8 milionë eurove kontrata u lidh me operatorët “Papengurgi&Ardiani”, ofertë kjo që ishte më e shtrenjtë se sa fituesi i parë. Lajmi.net kishte zbuluar se në vitin 2018, zëvendësministri Rexhep Kadriu, i mori borxh 97 mijë e 753 euro nga kompania ferizajas “Papengurgi&Ardiani”, me pronarë Muhamet Dervishi e Mevlud Dervishi. Këtë borxh, ai e ka deklaruar edhe në formularin e pasurisë 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Hetimi më i madh që është duke bërë Prokuroria Speciale, që lidhet me qeverisjen e AAK-së me Ministrinë e Infrastrukturë, është tenderi për ndërtimin e autostradës A7, i cili kap vlerën afër 100 milionë euro.

Lajmi.net ka raportuar për këtë aferë të mundshme korruptive.

Po ashtu, hetimet kanë filluar edhe për kontratën “Ndërtimi i autostradën Prishtinë-Hani i Elezit”, ku buxheti i shtetit humbi 53 milionë euro. Pos AAK-së në këtë afër mund të jenë të përfshirë edhe ish zyrtarë të LDK-së të cilët kanë qeverisur në MIT, para qeverisë Haradinaj.

Rasti tjetër shumë i madh i dyshuar për korrupsion nga ana e MIT ka të bëjë me rreth njëzet zyrtarë të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit duke dhënë patentë shoferë në këmbim të parave.
Më poshtë mund ta shihni kursen e Departamentit Special Antikorrupsion drejtuar MIT:

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post

Haradinaj i vendosur: Taksa nuk hiqet deri në njohje

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi