Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së prokurorit Esad Ademi.
Në njoftimin për media të dërguar nga kjo prokurori thuhet se prokurori Ademi, me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.
Njoftimi i plotë:
Gjilan, 16 Gusht 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi.
I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.
Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit.
Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!