• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Profesori nga Beogradi: Vuçiq do ta kushtëzojë dialogun me Kosovën

14/06/2021 - 06:44:34
Partia e Vuçiqit pritet t’i fitojë rreth 50 për qind të votave sot në Serbi
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Kosovën me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, thotë Stefan Surlliq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Surlliq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me politikat e veta tregon se në Kosovë vlejnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët.

Lexo më shumë

Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi

Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi

November 9, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

E mitura në Istog denoncon nënën dhe vëllain për dhunë – e kanë rrahur me kabllo telefoni

November 9, 2025
6

“Albin Kurti thotë për Asociacionin se është koncept njëetnik, por me politikën e tij ai tregon në njëfarë mënyre se në Kosovë mund të kalojnë konceptet njëetnike, por vetëm për shqiptarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit nuk respektohet, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk zbatohet – çfarë do të thotë që Kosova, si shtet, i respekton ligjet që i përshtaten shumicës shqiptare. Nëse është diçka në favor të komunitetit serb ose dëshirës së tij për autonomi, atëherë kjo nuk vlen dhe nuk do të zbatohet”.

“Andaj, Vuçiq, edhe pse ndoshta vetë nuk sheh ndonjë dobi të madhe nga Asociacioni, e sheh atë si argument të fuqishëm që do ta përdorë edhe tek akterët ndërkombëtarë duke këmbëngulur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, derisa ajo që është rënë dakord deri më tani, nuk zbatohet edhe në terren”.

Surlliq nuk pret që në raundin e 15 qershorit palët të bisedojnë për Asociacionin.

Ai thotë se duhet të gjenden “forca të brendshme” që do t’i detyronin liderët të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, pasi, sipas tij, Bashkimi Evropian ofron vetëm shkopin dhe jo karotën.

“Pres që të dyja palët të tregojnë dëshirë dhe vullnet për të vazhduar dialogun, për të biseduar për temat që mund të dalin në tryezë gjatë periudhës së ardhshme. Ka pasur shumë mesazhe të ashpra dhe negative nga Beogradi dhe Prishtina, andaj është edhe simbolikisht e rëndësishme që të takohen dhe, nga pozita e udhëheqësve, të dërgojnë mesazhe më të moderuara dhe të dëshmojnë se janë të vendosur për dialog”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi
Lajme

Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi

November 9, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

E mitura në Istog denoncon nënën dhe vëllain për dhunë – e kanë rrahur me kabllo telefoni

November 9, 2025
6
Presidenti i Sirisë arrin në SHBA për bisedime me Trumpin
Lajme

Presidenti i Sirisë arrin në SHBA për bisedime me Trumpin

November 9, 2025
4
Arrin kontigjenti i parë i votave nga diaspora
Lajme

Hapen vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë në 18 komuna

November 9, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Shtetasi i huaj gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

November 9, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Arrestohet Polici, e mbyti këmbësorin në Prizren, pasi nuk e përshtati shpejtësinë

November 8, 2025
18
Next Post
Foreign Policy: SHBA-ja ndihmon Tajvanin kundër ndikimit të Kinës

Foreign Policy: SHBA-ja ndihmon Tajvanin kundër ndikimit të Kinës

Më të fundit

  • Vrasja makabre e shqiptarit në Greqi
  • E mitura në Istog denoncon nënën dhe vëllain për dhunë – e kanë rrahur me kabllo telefoni
  • Presidenti i Sirisë arrin në SHBA për bisedime me Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi