Profesori nga Austria, Univ. Prof. Dr. Johann Günther që ligjëroi në shumë Universitete të botës përmes një video mesazhi ka mbështetur kandidatin për deputet të ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, Artan Behrami.
Në videon që e ka postar Behrami në profilin e tij në Facebook, profesori Günther ka thënë se me Behramin nihet prej 20 vjetësh!
“Mendoj se çdo shtet, çdo shoqëri janë përgjegjës për politikat që zhvillohen në vendet e tyre. Por, ai për të cilin mund të flas është Artan Behrami. E njoh qysh para 20 vjetëve, kur ishte gazetar, bile kam pasur edhe mosmarrëveshje me të”, ka thënë ai.
“Më vonë ai studioi Shkenca Politike në Universitetin e Danubit, në të cilin unë kam ligjëruar mbi 10 vjet. Ai studioi te njëri ndër profesorët më të njohur këtu në Austri, prof. Peter Filzmeier. Artan Behrami është politikan i shkolluar dhe shkencëtar politik”, ka shtuar Günther.