Një automekanik ka raportuar në polici se tre persona kanë hyrë në punëtorinë e tij dhe i kanë vjedhur veturën e klientit, shkruan Gazeta inFokus.
Në raport thuhet se përpos veturës, hajnat i kanë vjedhur edhe një pajisje elektronike për kontrollimin e veturave.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit, të premten rreth orës 03:10.
“Ankuesi mashkull kosovar-automekanik ka raportuar se, tre persona të dyshuar të panjohur në punëtorinë e tij, i kanë vjedhur një paisje elektronike për kontrollimin e veturave, dhe po ashtu në oborrin e tij i kanë vjedhur një veturë të tipit VË, me targa vendore-pronë e klientit të tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.