Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një armë automatike dhe dy karikatorë të zbrazët në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit.
Armët janë sekuestruar nga i dyshuari F.H. i cili kishte shkrepur disa herë në ajër me arsyen se po fejon djemtë e tij.
“Me datë 27 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.
Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia tutje ju ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike.