Një grua ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë një person i cili i është prezatuar si zyrtar policor
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ndaluar nga një i dyshuar mashkull, i cili është prezantuar si zyrtar policor dhe është marr në pyetje nga ai”, thekson raporti.
Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.