Në lagjen Veternik të Prishtinës mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e kësaj, një person është plagosur, raporton Telegramisot.com
Rastin për Telegraminsot.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë.
Në këtë rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërkohë, policia është duke punuar në arrestimin e personave të dyshuar”, ka theksuar Ahmeti.