Një qytetar i Prishtinës i ka gjetur më shumë se 200 euro para të gatshme dhe i ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qytetari i ka dorëzuar paratë në Stacionin Policor Qendra. Ai paratë i kishte gjetur në Lagjen e Muhaxherëve.
“Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e ka falënderuar qytetarin dhe i ka bërë thirrje personit që i ka humbur paratë që të lajmërohet në Polici dhe t’i marrë paratë.
“Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura””, ka njoftuar Policia.