Një rrahje mes shofereve të tri automjeteve ka ndodhur para pak minutash te stacioni i autobusëve në kryeqytet.
Është publikuar një video ku shihen ata duke u rrahur midis kolonës.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dy persona dhe se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që.me rastin po merrën njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.