Nga 225 raste të reja të infektuara me Covid 19, 93 prej tyre janë në Prishtinë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 13 persona, duke çuar numrin e viktimave në 269.
Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin më të madh të të infektuarve me Covid 19, në baza ditore.
Rastet pozitive e 24-orëve të fundit janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.