Në konferencën për media të thirrur nga Ministria e Shëndetësisë, ka folur edhe mjeku Ramadani.
“Është e pamundur t’i testojmë të gjithë njerëzit që kanë dëshirë,” – ka thënë ai, duke sugjeruar se duhet të testohen vetëm ata që mund të dyshohet se klinikisht kanë koronavirusin.
Ai ka deklaruar se nuk duhet të lihet asnjë rast i dyshimtë që mund të ketë Koronavirus.
Sipas tij, deri tash janë testuar 82 pacientë dhe të gjithë kanë dalur negativ.
Ndërkohë që për sot 10 pacientë janë të dyshuar për koronavirus, rezultatet e të cilëve do të dalin në mbrëmje.
Ai ka thënë se po gjurmohen mbi 4 mijë raste përmes telefonit.