Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka arrestuar një femër e cila dyshohet se dje në mesditë, ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë.
Arsyet që çuan deri tek sulmi, ishin se ajo u ndalua nga policia për mosposedim të maskës mbrojtëse nga virusi COVID-19.
Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt