Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person rreth orës 10:00 në Prishtinë.
Kjo pasi ai kishte rrahur një person tjetër në lidhje me një borxh më të hershëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.