Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se përmes telefonit është njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga një person.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar, por se gjatë intervistimit e ka mohuar ta ketë marrë me dhunë viktimën. Ai ka thënë se ajo ka shkuar me të me vetëdëshirë.
“Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin. Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.