Një prej 5 mijë protestave të planifikuara në mbarë botën si pjesë e lëvizjes globale për ruajtjen e klimës, është mbajtur në Prishtinë.
Një numër aktivistësh,vendës e ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në marshin protestues nëpër sheshet e kryeqytetit, që ka përfunduar para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton KTV.
“Nuk ka një planet B” dhe “Na ndihmoni ta shpëtojmë tokën”, ishin disa prej pankartave që janë bartur nga protestuesit, përfshirë një numër të vegjlish që i ishin bashkuar protestës.
Gjithashtu, janë bërë thirrje që të mos vazhdohet me ndërtimin e hidrocentraleve dhe që të anulohet projekti “Kosova e Re”.