Portieri nga Prishtina, Visar Bekaj, tri ditë më parë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me 28-të herë kampionin e Shqipërisë, KF Tirana.
Transferimi i 23 vjeçarit skuadrës shqiptare i ka kushtuar 50 mijë euro, kurse skuadra e deri tanishme e Bekajt, FC Prishtina, do të mbajë edhe 20 për qindtë të kartonit të futbollistit, bën të ditur Panoramasport.
Bekaj, që për gjashtë vite ishte ‘gardiani’ i portës te Prishtina, gjatë këtij afati kalimtar të verës kishte edhe disa oferta nga Suedia dhe Turqia, por që në fund zgjodhi të luajë për një ekip shqiptar.