Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një ekipi në Kanada për të vrarë një ish-zyrtar të inteligjencës saudite.
Plani i dështuar për të vrarë Saad al-Jabri ishte menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në pretendimet e SHBA-së, njofton Klan Kosova.
Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, iku në ekzil tre vjet më parë.
Që nga ai vit ai ka qenë nën mbrojtjen e sigurisë private në Toronto.
Komploti i dyshuar dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë dyshuan për ekipin dërguar për ta vrarë ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në vend në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, thonë dokumentet e gjykatës, shkruan BBC.