Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka mbajtur konferencë për medie rreth monitorimit të çmimeve për kryerjen e testeve molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2.
Prestreshi ka thënë se kompanitë janë të detyruara çdo të hëne të dorëzojnë qarkullimin e këtyre të shërbimeve.
“Pas vendimit për licencim për lejim të testimit për COVID-19, AKK i ka njoftuar ndërmarrjet e licencuara që detyrimisht ti zbatojnë dispozitat për ligjin e mbrojtjes së konkurrencës. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë AKK e konsideron si interes të shërbimit publik dhe shtetëror. Atëherë në do të jemi ndihmë për çfarë do parregullsi. Ne kemi kërkuar që deri të hënën t’i dorëzojnë në AKK çmimet për shërbimet e kryera në mënyrë elektronike, dhe ato janë të detyruara që qarkullimin javor çdo të hënë ta dorëzojnë të ne”, është shprehur ai.
Mes tjerash ai ka thënë se AKK këtë shërbim e ka konsideruar si interes shtetëror.
“Autoriteti këtë shërbim e ka konsideruar si interes shtetëror dhe meqenëse për herë të parë po fillon ne i kemi paraprirë këtyre hapave.