Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur sot Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë. Për shkak se ndodhet në Strasburg, në kuadrin e një vizite zyrtare. Pas propozimit te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, Këshilltari i Presidenti Meta, z.Asllani ne emer te Presidentit ndau për të disa personalitete në këtë aktivitet dhe tituj dhe dekorata në emër të kreut të shtetit për meritat e veçanta që ata kanë si pasojë e kontributit në përditshmërinë e tyre në ndihmë të atdheut, çështjes shqiptare. Njëri prej personaliteteve që u vlerësua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta është edhe Tahir Shabani.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta (në mungesë përmes këshilltarit Ylli Asllani), i ka akorduar veprimtarit Tahir Shabanit titullin: -“Për merita të veçanta civile”.
Në motivacionin e kësaj mirënjohje theksohet shërbimi i çmuar i veprimtarit Tahir Shabanit në sensibilizim të faktorit shqiptar në botë dhe kontributi i tij në rritjen e bashkëpunimit të organizatave dhe institucioneve shqiptare me homologët ndërkombëtar. Gjithashtu vlerësohet edhe roli i tij sa i përket njohjeve dhe zgjerimit të kontakteve të lëvizjes sindikaliste shqiptare me partnerët europian”. Nga ana e tij veprimtari Tahir Shabani shprehu mirënjohje Presidentit te Republikës se Shqipërisë për dekoratën e lartë që i akordoi.
Kush është Tahir Shabani.
Tahir Shabani, i lindur në Kosovë 5 maj 1961, me shtetësi kosovare, shqiptare dhe franceze, i martuar me dy fëmijë, një jurist, diplomat, aktivist të të drejtave të njeriut, pedagog universitar, një veprimtare me kontribute reale në shërbim të politikës, diplomacisë, paqes dhe humanizmit për kombin shqiptar. Zoti Tahir në vitin 1980 kryen shkollën e mesme në Ferizaj, dhe prej vitit 1992 – 1996 kryen Fakultetin Histori – Filologji, i diplomuar në degën e gazetarisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1995 kryen specializimin pranë Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Gjenevë.
Më pas, në vitin 2002, trajnohet pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Gjeopolitike, në 2007 dhe 2009 në kryen studime pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Në vitin 2018 për kontribut akademik certifikohet në Universitetin “Hasan Prishtina”. Pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore i vlerësuar në Universitetin “Hasan Prishtina”, “Kadri Zeka”, Kolegjin “Iliria”, Kolegjin e UBT-së, Kolegjin “AAB”, Kolegjin “Universum” mbi marrëdhëniet Kosovë – Francë – Zvicër dhe perspektivat e integrimit.
I vlerësuar me certifikata mirënjohje nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Gursel Sylejmani”, nga Federata e KICK BOX-it në Kosovë, nga Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i Prindërve”, Radio Televizioni i Kosovës, nga Plus Televizion, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa – Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Gjilanit, Podujevës, vlerësime këto që flasin për një angazhim të gjerë të zotit Tahir Shabani në jetën akademike, institucionale dhe kulturore sportive në Kosovë dhe jashtë saj.
Në vitin 2004 kryen Kursin e plotë të perfeksionimit të gjuhës Angleze si dhe dy vite më vonë, trajnime për Njohjen e Procedurave Civile dhe Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë, në qytetin e Lyonit, Francë. Trajnimet e specializuara pranë Redaksisë së kulturës në Radio Tirana, pranë Redaksisë së informacionit në televizionin publik shqiptar, pranë Organizatës «Reporterët pa Kufi» në Paris, pranë Klubit Zviceran të shtypit në Gjenevë, i kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Rritja e përvojës në këto angazhime, është mundësuar nga pjesëmarrja me delegacionet nga Shqipëria në Konferencat dhe Kongreset vjetore të ILO-së, OBSH-së, OBT-së, UIT-së, OBPI-së – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH-së nga viti 2009 deri në 2009. Brenda kësaj periudhe, zoti Tahir Shabani aktivizohet si pjesëmarrës dhe koordinator i delegacioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Konferencat vjetore të ILO-s/ Organizata ndërkombëtare e Punës në Gjenevë.
Këto angazhime kanë mundësuar shumë funksione dhe mandate përfaqësimi në institucione të ndryshme shtetërore dhe të Shoqërisë Civile, në Kosovë dhe Shqipëri.
Prej majit të vitit 2007 deri në 2010, ka kryer funksione si; Këshilltar i Jashtëm – ekspert i së drejtës ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës; përfaqësim pranë Komisionit Evropiane, të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë; si përfaqësues i autorizuar për kontakte me delegacionet në konferencat ndërkombëtare të punës dhe vendosje bashkëpunimi me misionet diplomatike në Gjenevë, në interes të Republikës së Kosovës.
Ka ushtruar funksione si Këshilltar i Jashtëm Politik në Kosovë, me kontribute pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s); si Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës për protokollin dhe raportet e bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet e BE-së, në interes të Kosovës.
Zoti Shabani njihet si lobues pranë Organizatës Botërore të Tregtisë me seli ne Gjenevë dhe si autor i Marrëveshjes ndërmjet Francës dhe Kosovës, në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale në vitin 2008. Prej vitit 1996 – 2007 ai punon si Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë pranë Misionit Diplomatik në OKB dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, duke marrë pjesë në samite, seminare, konferenca dhe debate ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan.
Në vitet 1998 – 1999 gjatë kohës së Luftës në Kosovë, zoti Shabani angazhohet në aktivitetet humanitare dhe diplomatike, duke siguruar ndihma, dërgesa humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur, nën mbështetjen e shtetit të Francës dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të mediave dhe diplomatëve të huaj, duke i shërbyer në kohë çështjes shqiptare. Në këtë periudhë të vështirë organizon disa takime e konferenca të shtypit me përfaqësuesit politik dhe ushtarakë të shtetit shqiptar. Në këtë veprimtari diplomatike dhe humanitare ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, të Komunave dhe Asociacionit të tyre në Annecy – Haute Savoie – Francë.
Angazhimi në shërbim të veprimtarisë së Këshillit të Drejtave të Njeriut, Federatës së Helsinkit dhe organizatave jo-qeveritare, kontributet për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin në OBT; ndihma e pakursyer pranë grupeve të ekspertëve dhe diplomatëve të OKB-së për aprovimin e rezolutave në favor të Kosovës; anëtarësimi aktiv në klubin diplomatik të Gjenevës, të bordit drejtues të personaliteteve me influencë ndërkombëtare në OKB dhe agjencive të tjera ndërkombëtare të specializuara në fushën e diplomacisë Botërore me seli në Gjenevë, etj. i kanë dhënë punës së tij karakterin human dhe paqësor.
Për shkak të trajnimeve dhe aftësive administruese zoti Tahir Shabani, në vitin 1996 e në vazhdim vepron si përfaqësues i Radio Televizionit Shqiptar pranë Institucioneve Evropiane, në veçanti në Francë, radiotelevizionit Zviceran dhe pranë Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë. Statusi dhe përvoja diplomatike në fushën e të drejtave njerëzore i ka mundësuar të jetë në rolin e vëzhguesit ndërkombëtar në fushata zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë.
Si pjesëmarrës në kongresin Botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe samitin botëror për mbrojtjen e autorësisë intelektuale, organizator i më shumë se 10 aktiviteteve kulturore, tregtare, panaireve, organizatave të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në veprimtarinë e tij të gjerë humane e paqësore, si “Qytetar Nderi” i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si anëtar Nderi në disa shoqata brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, në Kroaci, Francë, Zvicër, zoti Shabani është zgjedhur i merituar në 9 shoqata dhe borde kulturore, humanitare dhe të specializuara në fushën e të drejtave njerëzore në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore. Zoti Tahir Shabani zotëron gjuhën Frëngjishte, Italishte, Gjermanishte, Anglishte, Kroatishte dhe Serbisht.
Për këto kontribute ka merituar falënderimet e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sot zoti Tahir Shabani ka 9 marrëveshje të bashkëpunimit Universitar në Kosovë, duke dhënë kontribute në edukimin akademik të gjeneratave të reja.