Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të enjten se ishte i përgatitur të shpërndante parlamentin dhe të hapte rrugën për zgjedhje të reja pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, duke paralajmëruar të gjitha palët që të veprojnë me përgjegjësi.
Scholz tha se do t’i nënshtrohej një votëbesimi në parlament pasi largimi i Demokratëve të Lirë të Ministrit të Financave Christian Lindner e la qeverinë e tij pa një shumicë legjislative, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Vetëm pas një votëbesimi të humbur, Steinmeier ka fuqinë për të shpallur zgjedhje të reja.
“Tani nuk është koha për taktika dhe mashtrime, por për arsye dhe përgjegjësi,” tha Steinmeier në konferencën për shtyp.