Vëllai i vogël i Donald Trump, Robert Trump, vdiq të shtunën në mbrëmje në moshën 71 vjeçare. I ndjeri po trajtohej në një spital në New York, njoftoi presidenti përmes një deklarate.
Presidenti Trump të premten vizitoi vëllain e tij në spital pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë që Robert ishte në gjendje kritike.
“Me dhimbje ndaj lajmin se vëllai im, Roberti, ndërroi jetë paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Do të më mungojë shumë, por do të takohemi përsëri. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrën time. Robert, të dua. Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e presidentit, shkruan “The Guardian”.
Robert Trump filloi karrierën e tij në Wall Street duke punuar në financat e korporatave, por më vonë u bashkua me biznesin familjar, duke menaxhuar pronat e pasurive të patundshme si një ekzekutiv i lartë në Organizatën Trump.