Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt
Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.