Një zjarrfikës e ka bartur trupin e vajzës së tij 7-vjeçe nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida javën e kaluar.
Ai kishte kërkuar me shumë interesim për nëntë ditë dhe ishte aty kur trupi i së bijës iu nxor nga rrënojat, shkruan BBC.
Stella Cattarossi ishte një nga dy viktimat e reja që u nxorën të premten nga rrënojat, duke e çuar në 22 numrin zyrtar të viktimave të konfirmuara deri më tani, ndërsa 126 persona janë ende të zhdukur.
Banorët e një blloku tjetër banesor janë këshilluar që të largohen për arsye sigurie. Zyrtarët janë duke hetuar shumë blloqe të tjera për ndonjë dëm strukturor pas shembjes së pjesshme të bllokut “Chaplain Toëers South”.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po e vazhdojnë punën për të gjetur trupa tjerë ose të mbijetuar të mundshëm, pavarësisht rrezikut për copat që po vazhdojnë të bien dhe një uragani që pritet ta godasë zonën në ditët e ardhsme.
Stella është fëmija i tretë që nxirret nga rrënojat. Ajo ishte me nënën, gjyshërit dhe një teze që kishte ardhur për vizitë nga Argjentina.