Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë momente nga mbështetja e fuqishme që po merr subjekti i tij politik në tubimet e organizuara gjatë këtyre ditëve. Në një postim të fundit, Haradinaj ka theksuar se qytetarët e Kosovës po ngrisin zërin kundër një establishmenti që ai e cilëson autoritar dhe antikombëtar.
“Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin, as mashtrimin,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka përsëritur thirrjen për unitet dhe përkushtim për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke përfunduar mesazhin me moton: Të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!”
AAK po vazhdon fushatën e saj me angazhime të fuqishme në të gjithë vendin, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të çuar përpara vizionin e saj për Kosovën.