Sot rreth orës 11:00 është raportuar se disa persona janë helmuar gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.
Klan Kosova ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti.
Zyrtari i Policisë për informim, Daut Hoxha, ka thënë se Policia e posedon informacionin e tillë, por që nuk mund të jep më shumë detaje në këtë fazë.
“Policia posedon informacionin e tillë. Ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë adresojuni në KQZ”.
Klan Kosova ka provuar disa herë të kontaktojë me KQZ-në, por deri tani nuk ka marrë detaje rreth këtij rasti.