Policia e Kosovës ka shqiptuar 18 mijë e 320 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rashit Qalaj, në një konferencë për medie, ku u bënë të ditura edhe rezultatet ditore të rasteve aktive.
Ai ka shtuar se Policia po vazhdon punën në menaxhimin e pandemisë, përderisa tha se 177 zyrtarë policor janë të infektuar me Coronavirus.
“Edhe policia e Kosovës është e angazhuar dhe rezultati është trend pozitiv dhe policia do të vazhdojë me punë që ky numër të bie”.
“Masat janë duke u respektuar mjaft mirë dhe kemi raste individuale. 18 mijë e 320 gjoba ka nënshkruar gjitha për kundërvajtje”.
“Ndërsa që nga fillimi këtyre 18 000 ju shtohen edhe 73 mijë flet-paraqitje. Numri i policëve që janë të infektuar janë 117 që janë aktiv”.