Mediat lokale në Detroit të SHBA-ve, raportojnë se trupi i pajetë i 24-vjeçarit të zhdukur, Arsim Zendeli, u gjet në lumin e Detroitit të shtunën nga policia.
Trupi i tij u zbulua fillimisht nga një peshkatar në zonën përreth lumit, shkruan YlliriapRress, medie shqiptare në SHBA.
Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetur një trup në ujërat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24-vjeçari Arsim Zendeli.
Arsim Zendeli ka rezultuar i humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij.
Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.
Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxori mbi sipërfaqe trupin e pa jetë të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banim në SHBA.